Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin tonė, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion, per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : OHG-Crew



 
ForumiForumi  OHG PortaliOHG Portali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu    
Share | 
 

 Informatika - Kompjuteri Gjthqka Ketu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ar1.HacK
Moderator
Moderator


Male Numri i postimeve: 129
Age: 20
Location: OHG-CREW
Job/hobbies: Hacker
Points: 237
Registration date: 06/04/2009

MesazhTitulli: Informatika - Kompjuteri Gjthqka Ketu   Sun Apr 12, 2009 6:32 am

LUS.. administratoret e ohg qe ket tem ta fshijn sepse kom bere gabim gjat postimit te ksaj teme kurse tema origjinale gjindet ne tutorailss.......


Edituar pėr herė tė fundit nga Ar1.HacK nė Sun Apr 12, 2009 6:58 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WWW.OHG-CREW.EU.KZ
Ar1.HacK
Moderator
Moderator


Male Numri i postimeve: 129
Age: 20
Location: OHG-CREW
Job/hobbies: Hacker
Points: 237
Registration date: 06/04/2009

MesazhTitulli: Re: Informatika - Kompjuteri Gjthqka Ketu   Sun Apr 12, 2009 6:32 am

Delete


Edituar pėr herė tė fundit nga Ar1.HacK nė Sun Apr 12, 2009 6:59 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WWW.OHG-CREW.EU.KZ
Ar1.HacK
Moderator
Moderator


Male Numri i postimeve: 129
Age: 20
Location: OHG-CREW
Job/hobbies: Hacker
Points: 237
Registration date: 06/04/2009

MesazhTitulli: Re: Informatika - Kompjuteri Gjthqka Ketu   Sun Apr 12, 2009 6:33 am

2. Si mund te fik nje kompjuter nga nje kompjuter tjeter ne rrjet

http://i35.tinypic.com/1goi04.gif

Nese keni kompjutera me sistem shfrytezimi Windows 2000, XP apo Vista, mund ta fikni lehtesisht nje kompjuter ne rrjet, pa qene nevoja t'i uleni perballe. Per kete mund te perdorni komanden “shutdown” nepermjet hapave ne vijim:

Start-> Run-> shkruani “shutdown -i” (pa thonjezat). Ne ekran do t'ju shfaqet nje dritare si ne figuren e meposhtme.

Sie mund te shihet, ketu kemi dy zgjedhje te mundshme. Fillimisht duhet te specifikoni emrin ose adresen IP te kompjuterit qe doni te fikni, duke klikuar ne butonin “Add”. Me pas zgjidhni opcionin “Shutdown”. Nese doni ta lajmeroni perdoruesin qe eshte duke perdorur kompjuterin qe ju deshironi te fikni, atehere lereni te perzgjedhur alternativen “Warn users of the action”. Ndersa nen zerin “Shutdown Event Tracker” zgjidhni nje alternative qe do te jete ne ditarin e ngjarjeve dhe vendosni nje koment.

Nese nuk arrini ta fikni nje kompjuter ne rrjet, kjo mund te vije per shkak te arsyeve te meposhtme:

- Administratori i rrjetit mund te kete vendosur politika sigurie te cilat ndalojne fikjen e kompjuterave ne distance.

- Administrimi i kompjuterit ne distance ose $ADMIN eshte joaktiv.

- Keni hyre nen llogarine e nje perdoruesi qe nuk ka te drejta administrative.

Sintaksa e komands “shutdown”
shutdown [-i | -l | -s | -r | -a] [-f] [-m \\computername] [-t xx] [-c "comment"] [-d up:xx:yy]
pa argument shfaq kete mesazh (njesoj si shutdown -e)
-i shfaq nderfaqesin grafik (si figura lart), duhet te jete komanda e pare ne radhe per te perdorur kete nderfaqe
-l log off (nuk mund te perdoret me opcionin -m)
-s fik kompjuterin
-r fik dhe rindez kompjuterin
-a nderpret fikjen e kompjuterit
-t xx fik kompjuterin pas xx sekondash
-f detyron aplikacionet te mbyllen pa paralajmerim
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WWW.OHG-CREW.EU.KZ
Ar1.HacK
Moderator
Moderator


Male Numri i postimeve: 129
Age: 20
Location: OHG-CREW
Job/hobbies: Hacker
Points: 237
Registration date: 06/04/2009

MesazhTitulli: Re: Informatika - Kompjuteri Gjthqka Ketu   Sun Apr 12, 2009 6:33 am

tema KARTELA GRAFIKE

Si funksionojne kartat grafike
http://i35.tinypic.com/2nb9bip.gif

1. Nje veshtrim mbi kartat grafike

Imazhet qe shikoni ne ekran jane te perbera nga pika shume te vogla, te quajtura piksele. Pergjithesisht, nje ekran shfaq mbi nje milion piksele dhe kompjuteri duhet te vendose efare te beje me secilen, me qellim qe te krijoje nje pamje. Per ta bere kete, atij i nevojitet nje transferues, dieka qe te marre te dhenat binare nga CPU-ja dhe t’i ktheje ato ne nje figure qe mund te shihet. Ne qofte se nje kompjuter ka aftesi grafike te integruara ne karten meme, ky transferim ndodh ne karten grafike.

Puna e nje karte grafike eshte komplekse, por parimet dhe elementet e saj jane te lehte per t’u kuptuar. Ne kete artikull do te shohim pjeset baze te nje karte video dhe funksionet e tyre. Gjithashtu, do te keqyrim elementet qe bashkeveprojne per ta bere nje karte grafike te shpejte dhe efikase.
http://i38.tinypic.com/2zozuau.gif
Karta grafike krijon nje imazh kornize te rrjetezuar, pastaj e mbush ate dhe shton cilesine strukturore dhe krijimin e hijeve (mbrojtjen nga drita).



Bazat e kartes grafike
Perfytyrojeni nje kompjuter si nje kompani me departamentin e saj te disenjimit. Kur punonjesit e kompanise kane nevoje per aksh disenjo, ata dergojne nje kerkese te ky departament, i cili vendos si te krijohet imazhi dhe pastaj e organizon ne leter a pajisje kompjuterike. Rezultati perfundimtar eshte konkretizimi i idese se dikujt, ne nje disenjo te prekshme e gati per t’u perdorur.
Nje karte grafike punon me te njejtat parime. CPU-ja, duke punuar se bashku me aplikacionet software, e dergon informacionin rreth imazhit te karta grafike. Karta grafike vendos si t’i perdore pikselet ne ekran per te krijuar imazhin. Pastaj, ajo e dergon kete informacion te monitori nepermjet nje kablloje.

http://i37.tinypic.com/2zz724g.gif

Kater perberesit kryesore te nje karte grafike jane: lidhjet per karten meme dhe monitorin, nje procesor dhe kujtesa.

http://i36.tinypic.com/2jadvd3.gif

Krijimi i nje imazhi nga te dhenat binare eshte nje proces mjaft i nevojshem. Per te ndertuar nje imazh tridimensional (3-D), fillimisht karta grafike krijon nje kornize te rrjetezuar. Me pas ajo shnderron imazhin shifror ne nje format te pershtatshem per t’u shfaqur ne ekranin e kompjuterit (e mbush me pikselet qe mbeten). Gjithashtu, ajo shton ndrieimin, tekstin dhe ngjyren. Per lojerat kompjuterike, ne te cilat imazhet nderrohen me nje shpejtesi te madhe, kompjuterit i duhet ta perserise kete proces rreh 60 here ne sekonde. Kjo do te ishte ngarkese e paperballueshme per nje kompjuter, nese nuk do te kishte nje karte grafike qe te bente te gjitha llogaritjet e nevojshme.
Karta grafike e kryen kete detyre duke perdorur kater komponente kryesore:
• Nje lidhje me karten meme per furnizimin me te dhena dhe energji.
• Nje procesor, i cili vendos se efare do te beje me edo piksel ne ekran.
• Kujtese per te mbajtur informacion rreth edo pikseli dhe per te ruajtur ne menyre te perkohshme imazhet e plota.
• Nje lidhje me monitorin, ne te cilin mund te shfaqet rezultati perfundimtar.
Le t’i shohim me poshte me ne detaje procesorin dhe kujtesen.


Procesori dhe kujtesa
Ashtu si karta meme, edhe karta grafike eshte nje qark i stampuar, i cili ka ne vetvete nje procesor dhe RAM-in. Gjithashtu, ajo ka nje gjysmepercjelles te vogel (eip/qark) per sistemin hyres/dales (BIOS), i cili ruan informacionin e konfigurimit te kartes dhe kryen diagnostikime te kujteses. Procesori i kartes grafike, i quajtur njesia e perpunimit grafik (graphics processing unit - GPU), eshte i ngjashem me CPU-ne e kompjuterit. Megjithate, GPU-ja eshte projektuar per te kryer veeanerisht veprimet komplekse matematike dhe gjeometrike, qe jane te nevojshme per te shfaqur nje imazh. Disa nga GPU-te me te shpejta kane me shume transistore sesa CPU-te e nivelit mesatar. Nje GPU prodhon shume nxehtesi, keshtu qe ajo zakonisht vendoset poshte nje ventilatori ose nje pllake ftohese metalike.
Nje pllake ftohese metalike ose nje ventilator e mbron karten grafike nga tejnxehja.
Vee fuqise se perpunimit, nje GPU perdor dhe nje programim te veeante, i cili e ndihmon ate per te analizuar dhe perdorur te dhenat. ATI dhe nVIDIA, dy kompanite qe prodhojne sasine me te madhe te GPU-ve ne treg, kane bere permiresime per te rritur rendimentin e GPU-ve. Per te permiresuar cilesine e imazhit, procesoret perdorin:
• Pamjen e plote kunder deformimit (Full scene anti aliasing - FSAA), e cila lemon cepat e objekteve 3-D.
• Filtrimin anisotropik (Anisotropic filtering – AF), i cili i ben imazhet te duken me te qarta.
Ne menyre te ngjashme, edo kompani ka zhvilluar teknika te veeanta per te ndihmuar GPU-te te aplikojne ngjyrat, krijimin e hijeve, strukturen dhe modelet.

http://i38.tinypic.com/30ws0vl.gif

http://i34.tinypic.com/des75k.gif
Kur GPU-ja krijon imazhet, asaj i lipset te mbaje diku informacionin dhe imazhet e plota. Per kete qellim GPU-ja perdor RAM-in e kartes, duke ruajtur te dhenat per edo piksel, per ngjyren dhe vendin e tij ne ekran. Gjithashtu, pjese te RAM-it mund te veprojne si nje kornize e perkohshme ruajtjeje, domethene qe ajo ruan imazhet e plota derisa te vije koha per t’i shfaqur ato. Ngjashem me sa me siper, RAM-i i videos punon me shpejtesi te madhe dhe eshte me pershtatje te dyfishte, qe do te thote se sistemi ne te njejten kohe mund te lexoje nga dhe te shkruaje te ai.
RAM-i lidhet direkt te konverteri dixhital-ne-analog, quajtur shkurtimisht DAC. Ky konverter, i quajtur RAMDAC, i transferon imazhet ne nje sinjal analog qe mund ta perdore monitori. Disa karta kane RAMDAC-e te shumefishte, te cilet mund te permiresojne ekzekutimin dhe te mbeshtesin me shume se nje monitor.
RAMDAC dergon figuren perfundimtare te monitori nepermjet nje kablloje. Kjo lidhje dhe nderfaqet e tjera jane treguar me poshte.


Hyrja dhe dalja e te dhenave
http://i34.tinypic.com/2up5zco.gif

Kartat grafike lidhen ne kompjuter nepermjet kartes meme. Kjo e fundit siguron energjine per karten dhe e lejon ate te komunikoje me CPU-ne. Kartat grafike te reja shpesh kerkojne energji me shume se sa ajo qe siguron karta meme. Ne kete rast, ato lidhen direkt me bllokun e ushqimit te kompjuterit.
Lidhjet te karta meme zakonisht behen nepermjet nje nga tre nderfaqesit e meposhtem:
• Peripheral component interconnect (PCI)
• Advanced graphics port (AGP)
• PCI Express (PCIe)
PCI Express eshte prodhimi me i ri nga te tre nderfaqesit dhe siguron shkallen me te shpejte te transferimit ndermjet kartes grafike dhe kartes meme. Gjithashtu, PCIe mbeshtet perdorimin e dy kartave grafike ne te njejtin kompjuter.
Shumica e kartave grafike kane dy lidhje per monitorin. Shpesh, njera eshte nje konektor DVI, i cili mbeshtet ekranet LCD, dhe tjetra eshte nje konektor VGA, i cili mbeshtet ekranet CRT. Disa karta grafike kane vetem dy konektore DVI. Ne kete rast, ekrani CRT mund te lidhet te portat DVI nepermjet nje pershtatesi.
Shumica e njerezve perdorin vetem njeren nga keto lidhje me monitorin. Ata qe kane nevoje te perdorin dy monitore, mund te blejne nje karte grafike me mundesi te dyfishte lidhjeje, e cila ndan pamjen ndermjet dy ekraneve. Nje kompjuter me karta video PCIe te pershtatshme me lidhje te dyfishte, teorikisht mund te mbeshtese kater monitore.
http://i37.tinypic.com/vyw8at.gif
Kjo karte grafike Radeon X800XL ka lidhje DVI, VGA dhe ViVo.

Disa karta grafike, pervee lidhjeve per karten meme dhe monitorin, kane lidhje edhe per:
• Ekranin e TV: TV-out ose S-video
• Kamerat video analoge: ViVo ose video in/video out
• Kamerat dixhitale: FireWire ose USB
Gjithashtu, disa karta perfshijne akorduesit e TV.
Ne vijim do te trajtojme si te zgjedhim nje karte grafike te mire.
http://i34.tinypic.com/14t96qv.gif
Zgjedhja e nje karte grafike te mire
Nje karte grafike e mire dallohet lehte. Ajo ka shume kujtese dhe nje procesor te shpejte. Gjithashtu, shpesh ajo eshte me terheqese per nga pamja, krahasuar me cilendo pjese tjeter brenda kases se kompjuterit. Shumica e kartave video me rendiment te larte jane te ilustruara, ose kane ventilatore apo pllaka ftohese metalike te zbukuruara.
Karta e cilesise se larte siguron me shume mundesi se sa u nevojiten realisht shumices se perdoruesve. Njerezit, te cilet i perdorin kompjuterat e tyre kryesisht per e-mail, pune ne word ose kerkime ne Web, mund te gjejne te gjithe mbeshtetjen e nevojshme grafike ne nje karte meme qe ka te integruar grafikat. Nje karte e nivelit te mesem eshte e mjaftueshme per shumicen e lojtareve te zakonshem. Kapacitete me cilesore te kartave u nevojiten te apasionuarve pas lojerave dhe atyre qe punojne me pune 3-D.

http://i36.tinypic.com/m7uhsn.gif

Disa karta, si ATI All-in-Wonder, permbajne lidhje per televizore dhe video, si dhe nje akordues TV.
Nje njesi matese e aftesise ekzekutuese te kartes eshte shpeshtesia e pamjeve, matur me pamje per sekonde (FPS). Syri i njeriut mund te ndjeke rreth 25 imazhe per edo sekonde, por lojerat me veprim te shpejte kerkojne nje shpejtesi imazhi te pakten 60 FPS, per te siguruar dinamike dhe levizje te bute. Komponentet e shpejtesise se imazhit jane:
• Trekendeshat ose pikat ku takohen brinjet e kendit per sekonde: Imazhet 3-D perbehen nga trekendesha ose shumekendesha. Kjo njesi matese tregon sa shpejt mund ta llogarise GPU-ja shumekendeshin e plote ose pikat ku takohen brinjet e kendit qe percaktojne ate. Ne pergjithesi, ajo tregon se sa shpejt karta nderton nje imazh te kornizes se rrjetezuar.
• Shpejtesia e mbushjes se pikselit: Kjo njesi matese tregon sa piksele per sekonde mund te perpunoje GPU-ja, eka nenkupton se sa shpejt mund ta shnderroje ajo imazhin ne pamje ne ekran.
Hardueri i kartes grafike ndikon direkt ne shpejtesine e tij. Me poshte jane dhene specifikimet e harduerit, shumica e te cileve ndikojne ne shpejtesine e kartes dhe ne njesite matese me te cilat ato maten:
• Shpejtesia e ores GPU (MHz)
• Madhesia e kanalit te te dhenave te kujteses (bite)
• Vlera e kujteses se disponueshme (MB)
• Shpejtesia e ores se kujteses (MHz)
• Gjeresia e brezit te kujteses (GB/s)
• Shpejtesia e RAMDAC (MHz)
Gjithashtu, CPU-ja e kompjuterit dhe karta meme luajne rol kur nje karte grafike shume e shpejte nuk mund te kompensoje pamundesine e kartes meme per te shperndare shpejt te dhenat. Ne menyre te ngjashme, lidhja e kartes te karta meme dhe shpejtesia me te cilen ajo mund te gjeje udhezimet nga CPU-ja ndikojne ne funksionimin e saj.
http://i33.tinypic.com/2dgnuyt.gif
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WWW.OHG-CREW.EU.KZ
Ar1.HacK
Moderator
Moderator


Male Numri i postimeve: 129
Age: 20
Location: OHG-CREW
Job/hobbies: Hacker
Points: 237
Registration date: 06/04/2009

MesazhTitulli: Re: Informatika - Kompjuteri Gjthqka Ketu   Sun Apr 12, 2009 6:35 am

Kleeka dhe Yekla
15 kleeka dhe yekla ne VISTA

http://i36.tinypic.com/dxe0rb.gif

1. Nese nuk ju pelqen pamja e Aero, klikoni Start/Control Panel/Themes dhe zgjidhni nje teme tjeter, si psh. Windows Classic.

http://i37.tinypic.com/33xv6zs.gif

2.Instaluesi i Windows Vista-s i dallon disqet e ngurte serial-ATA (SATA), pa patur nevojen per ndonje diskete me driver-a. Mos e vrisni mendjen te beni nje diskete per disqet e ngurte SATA perpara se te instaloni Vista-n.
3.Nese, per efaredo arsye, ju nderpritet instalimi i Vista-s nga ndonje fikje pa dashje, rindezje e kompjuterit, apo nese ju ikin dritat, ndizeni kompjuterin duke mos e boot-uar nga DVD-ja e Vista-s. Instaluesi i Vista-s duhet te filloje instalimin ne piken ku u nderpre. Nese jo, atehere rifillojeni vete nga fillimi.
4. Kur beni nje kerkim me veeorine e re te kerkimit te eastit ne Vista, mund t’i ruani keto kerkime ne nje dosje speciale. Kjo veeori e fuqishme ju lejon qe te krijoni nje dosje virtuale, e cila zakonisht ruhet ne dosjen \\Searches\. Sa here qe e hapni nje dosje te tille, rezultatet e kerkimit perditesohen.
http://i36.tinypic.com/1j57t.gif

5. Ne Windows Vista, mund te shtoni dhe ore te tjera ne tabakane e sistemit (system tray). Klikoni oren dhe me pas klikoni Date and Time Settings. Klikoni grupimin Additional Clocks. Mund te shtoni nje apo dy ore te tjera dhe te zgjidhni oret lokale per secilen.

http://i37.tinypic.com/nodp4p.gif
6.- Mund te ruani progresin ne shume prej lojrave te reja ne Windows Vista, si dhe ne ato qe kane ngelur nga versioni me i hershem Windows XP.
7.Mund te krijoni dokumente XML, te cilet jane me te sigurte se skedaret normal text apo skedaret .doc. Mjafton te krijoni nje skedar ne ndonje program fjalesh dhe kur te printoni zgjidhni printerin XPS ne opcionet e menuse se printimit.

http://i34.tinypic.com/2yyxb9w.gif

8. Nese permiresoni karten grafike per t’u pergatitur per Vista-n, beni mire ta merrni me sa me teper memorie te mundeni. Duke qene se Vista pasqyron gjitheka si siperfaqe 3D, perfshi ketu dhe desktopin apo vete dritaret, nje karte grafike locale 3D permireson performancen, shpeshhere edhe me teper se nje karte e fuqishme GPU.
9.Lojerat ne Windows Vista i depozitojne pjeset e ruajtura ne nje direktori te veeante te quajtur Saved Games, ne dosjen personale. Teorikisht, per ata qe luajne dhe qe duan t’i kalojne lojerat e tyre nga nje system ne tjetrin, kjo e ben me te lehte kete kalim
10Kur perdorni sistemin e Help-it, zakonisht ka me teper perparesi nese perfshini dhe bazen e te dhenave online te Microsoft-it. Gjendja online/offline tregohet ne pjesen e djathte te poshtme te dritares Help. Mund te klikoni aty per ta ndryshuar kete gjendje.
http://i38.tinypic.com/mmv85s.gif
11.Dosja Games eshte nje depo e shkelqyer per te ruajtur gjithsa ka lidhje me lojerat. Qe prej brendise se saj mund t’i filloni lojerat, t’i perditesoni ato me risite e fundit, te aktivizoni kontrollin prinderor per te mbrojtur perdoruesit e rinj ne moshe nga permbajtjet e demshme, e te tjera akoma. Shkoni tek ajo perms Start/Games
12. Windows Vista permban disa aplikacione qe ju ndihmojne ta rrisni ne maksimum performancen e sistemit. Disa prej tyre jane: TweakVI (www.totalidea.com), TweakVista (www.tweakvista.com/tweakvistautility) dhe VistaBootPRO (www.vistabootpro.org). Mos harroni as Windows ReadyBoost, i cili ju lejon te perdorni nje disk memorie flash te levizshem per te rritur memorien e sistemit.
13.E perdorni ikonen ne kendin e majte, siper, ne dritaret e aplikacioneve dhe te sistemite Dy klikime te shpejta e mbyllin ndritaren (ne vend te nje klikimi te X ne cepin e djathte te siperm). Microsoft-i nuk e ka perfshire ikonen ne Vista, por veeoria eshte ende e vlefshme
14.Ne Microsoft Windows Explorer mund te perdorni titujt e kolonnes (Name, Size etj) per te radhitur skedaret. Perdoruesit e zgjuar mund te klikojne djathtas miun mbi titullin e nje kolone dhe te largojne artikuj prej aty. Windows XP ka rreth 45 kolona te tilla. Windows Vista permban mbi 250, qe mbulojne nje mori meta-te-dhenash.
http://i36.tinypic.com/b7jb01.gif
15. Nese jeni mesuar te notoni ne Program Menu per te shkuar tek aplikacionet, do te shtangeni kur te perballeni persepari me Microsoft Windows Vista-n. Program Menu-ja e re tregon vetem aplikacionet e perdorura se fundmi dhe nevojit klikime te tjera per te lundruar ne nen-menyte. Kjo do te ishte acaruese, por, fatmiresisht, kutia Search qe ka shtuar Microsoft-i ne menyne Start e zevendeson me se miri. Sigurisht qe per kete duhet te jeni nje operator/shkrues i sakte ne tastjere. Sa me shpejt te shkruani, aq me shpejt te merrni rezultate inteligjente per aplikacionet, skedaret dhe, madje, edhe per mesazhet e postes elektronike.
http://i36.tinypic.com/scwcuw.gif
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WWW.OHG-CREW.EU.KZ
Ar1.HacK
Moderator
Moderator


Male Numri i postimeve: 129
Age: 20
Location: OHG-CREW
Job/hobbies: Hacker
Points: 237
Registration date: 06/04/2009

MesazhTitulli: Re: Informatika - Kompjuteri Gjthqka Ketu   Sun Apr 12, 2009 6:36 am

e'eshte Hardware dhe Softwaree

Kompjuteri si pajisje fizike me qarqet e tij elektronike e te gjitha shtojcat e tij emertohet me fjalen Hardware.Nje kompjuter e trajton informacionin duke zbatuar nje varg omandash ose instruksionesh qe formojne ate qe quhet program. Programet e kompjuterit emertohen me fjalen Software, fjale kjo qe po perdoret gjithmone e me teper ne te folurin e perditshem.

Software mund te ndahet ne dy tipe kryesore:
Programe aplikimi
Programe sistemi
Nje program aplikimi eshte nje program i cili mundeson kryerjen e nje detyre te caktuar nga kompjuteri, si psh kalkulimin dhe shtypjen ne leter te listes se pagave te personelit te nje ndermarrjeje.Nje program sistemi eshte nje program qe ndihmon ne kontrollin e operacioneve te kompjuterit si psh ne zgjedhjen dhe kontrollin e pajisjeve te hyrjes dhe te daljes. Programet e sistemit jane ndertuar per te mundesuar realizimin sa me efektiv te programeve te aplikimit nga kompjuteri.

SISTEMET E SHFRYTEZIMIT (Sistemet Operative)
Koncepti i Sistemit te Shfrytezimit
Sie e kemi permendur ne kapitullin paraardhes, per te ekzekutuar programet e aplikimit ne menyre sa me efektive, kompjuteri ka nevoje per programe sistemi te cilat do te rrisin perfomancen e tij.Bashkesia e te gjithe programeve te sistemit te perdorura per te kontrolluar nje kompjuter, quhet SISTEM SHFRYTEZIMI (Operating System). Nje Sistem Shfrytezimi do te jete projektuar per te kryer disa ose te gjitha detyrat e meposhtme:
Te kontrolloje operacionet e njesive te hyrjes, te daljes dhe atyre te rezervimit;
Te kontrolloje dhe drejtoje ngarkimin (ne kujtesen operative), ekzekutimin dhe rezervimin(ne kujtesa sekondare) te programeve te aplikimit;
Te merret me gabimet qe shfaqen ne programet e aplikimit;
Te realizoje komunikimin me perdoruesin apo operatorin, duke pranuar kerkesat einstruksionet dhe duke afishuar mesazhet e pershtatshme;
Te mbroje Harduerin, Softuerin dhe te dhenat nga perdorimi i papershtatshem ose i paautorizuar;
Te regjistroje te gjithe veprimet qe kryen kompjuteri.
Ne mund ta permbledhim detyren e Sistemit te Shfrytezimit me keto fjale: Sistemi i Shfrytezimit kontrollon dhe koordinon te gjithe komunikimin ndermjet pjeseve te ndryshme te kompjuterit.Sistemet e shfrytezimit me te thjeshte jane ato te mikrokompjuterave, qe jane projektuar per te lejuar nje perdorues te ekzekutoje vetem nje program ne nje kohe.Midis mikrokompjuterave me te perhapur sot jane mikrokompjuterat IBM dhe ata te pajtueshem me ta. Sistemi i Shfrytezimit qe eshte perdorur ne keto mikrokompjutera ka qene MS-DOS (MicroSoft Disk Operating System) ndersa sot perdoret MICROSOFT WINDOWS i versionit te meparshem 3.1 apo ai i sotmi Windows’95. Per pasoje, eshte e kuptueshme qe cdo kush qe deshiron te mesoje te perdore kompjuterin duhet te marre te pakten disa njohuri fillestare rreth ketyre sistemeve.

Si ngarkohet sistemi i shfrytezimite

Me te ndezur kompjuterin tuaj, puna e pare qe ai ben eshte ngarkimi i sistemit operativ, (ose te pakten tenton ta beje kete pune). Nje pjese e sistemit operativ (te shfrytezimit), ajo qe quhet berthama e sistemit, eshte instaluar ne kujtesen ROM (Read Only Memory) te kompjuterit tuaj. Pjesa tjeter duhet te jete e instaluar ne HardDiskun e kompjuterit, ose nese nuk ka te tille ju duhet te keni nje diskete ku te keni te instaluar te pakten ate pjese te sistemit qe eshte e domosdoshme per ta vene ne pune kompjuterin (kjo pjese e domosdoshme perbehet nga 3 skedare emrat e te cileve jane IBMBIO.SYS, IBMDOS.SYS dhe COMMAND.COM), dhe ta vendosni kete diskete ne drajverin e pershtatshem para ndezjes se kompjuterit. Me tu ndezur kompjuteri, aktivizohet berthama e sistemit e cila se pari teston te gjithe pjeset e kompjuterit,dhe pastaj kerkon ne diskete ose ne hard disk pjesen tjeter te sistemit te cilen me ta gjetur e ngarkon ne kujtesen operative. Qe nga momenti i perfundimit te kesaj pune kompjuteri eshte gati per pune dhe pret nga ju qe t'i jepni komanda te ndryshme. Sigurisht ai do te zbatoje vetem ato komanda qe jane te njohura per te. Le te ndalemi ne sqarimin e disa koncepteve te thjeshta qe do te na duhen per te vazhduar me tej.

e'eshte skedari dhe si eshte i organizuar diskue

Skedarin si koncept ju e keni hasur edhe me pare si p.sh.: ne bibloteke apo ne ndonje vend tjeter, keshtu qe secili nga ju ka nje ide se e'eshte nje skedar. Edhe koncepti informatik i skedarit eshte i ngjashem me konceptin tuaj, megjithate me poshte po japim nje percaktim te thjeshte te tij:Skedari eshte nje bashkesi informacionesh te ruajtura ne nje bartes magnetik (disk etj.), qe ka nje emer me ane te te cilit mund t'i referohemi.

Emri i skedarit (ne sistemin MS-DOS dhe Windows 3.1) mund te kete deri ne 8 karaktere (germa e shifra) ndersa ne Windows’95 mund te jete i gjate sa te deshironi ju. Pervee emrit skedari ka dhe nje prapashtese (qe ndahet nga emri me nje pike) deri ne tre karaktere qe zakonisht tregon llojin e skedarit.Skedaret ndahen ne dy grupe kryesore: programe te ekzekutueshme dhe skedare te dhenash.Programet e ekzekutueshme perbehen nga komanda te gjuhes makine (pra komanda qe kompjuteri i njeh dhe di ti interpretoje direkt), dhe krijohen me ndihmen e kompilatoreve (perkthyesve) te gjuheve te ndryshme te programimit. Prapashtesat e ketyre skedareve jane EXE dhe COM.Skedaret e te dhenave permbajne te dhena te tipeve te ndryshme, te koduara ne forma te ndryshme. Keta skedare nuk kane prapashtesa te caktuara. Persa i perket organizimit keta skedare klasifikohen ne tre grupe kryesore: sekuenciale, relative dhe te indeksuar, por ne nuk do merremi me shtjellimin e tyre ne kete material.Si perfundim mund te themi qe cdo informacion (te dhena apo programe) qe ndodhet apo qe ju e regjistroni ne mbartes magnetik paraqitet ne formen e skedareve.

Po si jane organizuar keta skedare ne disk, ne menyre qe te mund te gjenden lehtesisht kur duhene

edo bartes magnetik (disk, diskete, USB drive etj) ka repertorin (listen) e skedareve te vet, si dhe nje tabele te vendosjes se ketyre skedareve (FAT) administrimi i se ciles behet automatikisht nga sistemi MS-DOS. Repertori i nje bartesi ne MS-DOS organizohet ne formen e nje peme. Ne kete peme mund te dallohet ajo qe quhet Rrenja ose Direktoria Kryesore. Emri i rrenjes perputhet me emrin me te cilin kompjuteri njeh drajverin perkates (hard disku njihet me emrin c:, ndersa folete e disketave njihen me emrat a: dhe b. Nen rrenjen lidhen skedare dhe direktori te tjera. Nen keto te fundit mund te lidhen perseri skedare e nendirektori te tjera, e keshtu me rradhe.

Po e'na duhen direktorite, pse nuk i lidhim te gjithe skedaret nen rrenjen e bartesite

Ideja eshte qe t'i grupojme skedaret ne direktori sipas qellimit dhe informacionit qe kane,ne menyre qe ta kemi me te lehte per t'i administruar. Ta ilustrojme idene me nje shembull te thjeshte: Supozojme se ne ndermarrjen, shkollen apo shtepine tuaj keni nje kompjuter te cilin pervec jush e perdorin edhe persona te tjere. Ne kete situate do te ishte mjaft me kendshme dhe komode qe ju ti kishit skedaret tuaj ne nje vend te caktuar ne disk (ne nje direktori tuajen) se sa ato te ishin te perziere me skedaret e gjithe te tjereve. Me tutje supozojme se ju ne punen ku jeni ndiqni 2 apo me shume probleme dhe per secilin prej tyre ju keni rezervuar disa skedare ne diskun e kompjuterit tuaj. Edhe ne kete rast do te ishte me e lehte per juve qe skedaret e secilit problem te vendoseshin ne nje direktori te vecante.Kur duam te hapim nje skedar qe nuk ndodhet nen direktorine korente (direkt apo nen disa nivele), atehere shtegu per kapjen e tij duhet percaktuar i plote duke filluar nga rrenja.

Njesite e matjes se informacionit

Edhe informacioni ka njesite e tij te matjes. Per ju eshte mire qe t’i njihni se cilat janeato per te ditur se efare sasie informacionit mund te ruani ne Harddisk, diskete apo memorje si dhe per te patur nje ide konkrete se efare pjese te diskut do te zere teksti, tabela apo grafiku qe ju keni krijuar.Njesia me e vogel per ruajtjen e informacionit eshte Bit. Njesia qe perdoret me shpesh eshte Byte (lexohet Bajt dhe shkurt shenohet B). 1 Byte=8 bit. Nje karakter (germe, numer ose simbol) kerkon 1 Byte per t’u rezervuar ne disk ose ne memorje. Duke numeruar numrin e karaktereve ne nje fjale, numrin e fjaleve ne nje rresht dhe numrin e rreshtave ne nje faqe dhe duke i shumezuar keto numra ju mund te gjeni afersisht efare kapaciteti (pra sa Byte) duhet per te ruajtur kete tekst ne disk.Ka edhe shumfisha te Byte:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WWW.OHG-CREW.EU.KZ
 

Informatika - Kompjuteri Gjthqka Ketu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -